Misioni & Vizioni

Të jemi udhërëfyes dhe ti institucionalizojmë vlerat që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe rëndësinë e njeriut, arsimimin e tij, shkencën në përgjithësi duke përfshirë aspektin kërkimor në nivel Ballkanik. Krijimi i bashkëpunimit në mes kuadrove të profesionalizuara me struktura institucionale me sektorin lokal-civil.

Krijimi i kuadrove në bazë të së Mirës nga aspekti moral, të së Vërtetës nga aspekti shkencor si dhe të Bukurës nga ai artistik, përqafimi i këtyre vlerave nga shoqëria dhe qëndrimi gjithmonë nga ana e saj. Përgatitja e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e kuadrove të cilët përdorin gjykimin e shëndoshë, ndërgjegjen e pastërt dhe bukuritë e mbrendshme të njeriut që të krijohet individi i pjekur profesional dhe i gatshëm për kontribut shoqëror.