U realizua seminari me temë “Historia e qytetit Osman”.

Këtë muaj në seminaret e projektit “Trashëgimia e Përbashkët Osmane” në suaza të Shkollës Rinore Ballkanike, nën mbështjetje të YTB dhe disa institucioneve tjera, mysafir e kishim Dr. Yunus Uğur, profesor në univerzitetin Shehir të Stambollit. Në ligjëratën e cila u mbajt në hapësirat e Univerzitetit Ndërkombëtar Ballkanik, me disa dimenzione u shtjellua historia e qytetit osman.

Profesori në fjalë ligjëratën e filloi duke bërë krahasim mes qyteteve osmane dhe qytetet tjera të botës, për të vazhduar pastaj me temën Çlirime dhe qytete. Kurse ligjëratën e mbaroi duke i përmendur principet dhe mehanizmat të urbanizimit në periudhën osmane. Nga ana tjetër profesori Yunus Uğur theksoi se procesi i urbanizimit në periudhën osmane posedonte mehanizma si popullsi dhe vendbanime, komplekse, lagje, çarshi dhe pazare, vakëfe, medrese dhe teqe.

Në fund të këtij seminari studëntët patën rastin që ti parashtrojnë pyetje profesorit dhe poashtu profesorit iu nda një dhuratë modeste nga kryetari i shoqatës Sevba Abdula.

LajmePacwork Operation