Shoqata Fettah Efendi realizoi shëtitje në Turqi

Shoqata për Edukim dhe Mendim Fettah Efendi realizoi shëtitje në Turqi në kuadër të projektit Trashëgimia e Përbashkët Osmane i cili realizohet nën mbështetje të Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) dhe Shoqata për Shkenca Arsimore dhe Hulumtime Sociale (Ebsad).

Në kuadër të kësaj shëtitje në të cilën morën pjesë rreth 40 student të cilët marrin pjesë në projektin Trashëgimia e Përbashkët Osmane, u realizuan vizita të disa vendeve historike të periudhës Osmane në Stamboll dhe Ankara, si dhe institucione të cilat veprojnë në fushën e arsimit. Njëkohësisht, pjesëmarrësit patën mundësi të përfitojnë nga ligjëratat me tema të ndryshme të ligjëruara nga profesor të dalluar të Turqisë.

Në ditën e parë të kësaj shëtitje pjesëmarrësit ishin mysafirë tek Qendra për Edukim dhe Hulumtim Sahn-ı Semân në Fatih ku edhe u mbajtën disa ligjërata. Temat të cilat u shtjelluan ishin: Doc. Dr. Eyüp Said Kaya - “Medreseja Fatih”, Dr. Mustafa Özel - “Kapitalizmi, kombi dhe individi”, Nazife Şişman - “Të qenurit mysliman në erën digjitale”. Shëtitja e kësaj dite vijoi edhe me disa vizita të xhamive si Fatih dhe Şehzadebaşı, sheshin Beyazıt, tyrbenë e Sulltanit Abdylhamid, pallatin Topkapı dhe Aya Sofian ku na shoqëroi profesori Serhat Aslaner si guid turistik.

Në ditën e dytë të kësaj shëtitje vizituam Fondacionin për Shkencë dhe Art (Bilim dhe Sanat Vakfi) i cili është një nga organizatat më të dalluara në Turqi. Gjatë kësaj vizite u realizua edhe një ligjëratë nga Prof. Dr. Nurullah Ardıç me temë “Modernizimi Osmano-Turk”. Gjithashtu Serhat Aslaner realizoi një prezentim rreth aktiviteteve , historisë dhe ecurisë së këtij fondacioni. Nga ana tjetër kësaj shëtitje nuk i munguan edhe vizita të disa institucioneve si Arkivi Osman në kuadër të Arkivave Shtetërore të Turqisë, Medreseja Sulejmanije dhe arkivi i saj, si dhe pallati Dolmabahçe. Ditën e dytë e përfunduam në një shëtitje rreth Bosforit.

Në ditën e tretë vizituam organizatën ILEM e cila është një ndër organizatat të dalluara turke në drejtimin e edukimit dhe hulumtimit civil. Këtu, Doc. Dr. Lütfü Sunar i cili është një ndër themeluesve të ILEM dhe një periudh të gjatë ka qenë kryetari i saj, mbajti ligjëratë ku foli rrëth asaj se çfarë duhet të jenë dinamikat e një shoqërie të re. Njëkohësisht, në kuadër të kësaj vizite kryetari aktual i ILEM, Dr. Süleyman Güder, sekretari gjeneral Mehmet Yıldırım dhe Arife Gümüş, përfaqësuese e kësaj organizate, i informuan pjesëmarrësit rreth ILEM. Nga ana tjetër, patëm mundësi ta vizitojmë edhe Qendrën për Hulumtume Islame (ISAM) dhe bibliotekën e saj, qendra e cila ka dhënë kontribut të madh në individ dhe organizata të shumta. Në këtë vizitë, Doc. Dr. Tuncay Başoğlu i cili një periudh ushtronte detyrën koordinator i TIKA-s në në Shkup, na informoi rreth aktiviteteve të ISAM. Në fund të ditës, vizituam edhe xhaminë më të re të Turqisë, xhaminë Çamlıca.

Në ditën e katërt të kësaj shëtitje pjesëmarrësit udhêtuan prej në Stamboll në Ankara ku vizituan disa institucione të rëndësishme, dhe morën pjesë në disa seminare me tema të ndryshme. Në kuadër të kësaj vizite u organizua edhe ceremonija e shpërndarjës së çertifikatave për projektin Trashëgimia e Përbashkët Osmane në të cilin mori pjesë edhe kryetari I YTB-së Abdullah Eren. Ceremonia filloi me fjalimet e kryetarit të Shoqatës Fettah Efendi Sevba Abdula dhe kryetarit të YTB-së Abdullah Eren, kurse mbaroi me shpërndarjen e çertifikatave për studentët. Në vijim, u realizua vizitë tek Qendra për Mendim dhe Hulumtim (ADAM) në Ankara, ku Prof. Dr. Kudret Bülbül mbajti ligjëratë me temë “Çfarë rinie duhet të kërkojmë?”. Në mbrëmje, vizituam Halim Altunkal, kryetar i degës së organizatës Ilim Yayma në Ankara, organizatë e cila është ndër më të dalluarat ne Turqi.

Në ditën e dyte të vizitës në Ankara, respektivisht në ditën e pestë të shëtitjes në Turqi, u realizua vizitë tek Instituti për Mendim Islamik (IDE), ku kryetari i saj Prof. Dr. Mehmet Görmez ligjëroi me temë “E ardhmja e qytetërimit islam dhe rinia”. Në këtë vizitë, u vizitua edhe xhamija në Beştepe, ku u fal edhe namazi i xhumasë. Në këtë ditë, kryetari i Shoqatës Fettah Efendi Sevba Abdula, si dhe studentet Hacer Suleyman dhe Semran Murtezani ishin mysafir tek radio programi i TRT-së, i moderuar nga Prof. Dr. Kudret Bülbül, ku u fol rreth shoqatës tone, Ballkani, rinia dhe e ardhmja.

Gjithashtu, në ditën e gjashtë të shëtitjes në Turqi, vizituam organizatën Ilim Yayma, ku në qendrën e saj në Stamboll, kryekëshilltari I presidentit të Turqise, Dr. Israfil Kışla dhe nënkryetari I Ebsad, Mustafa Yelek realizuan prezentime. Pas kësaj u vizitua xhamija Eyup Sultan si dhe turbeja e tij.

Në ditën e fundit të shëtitjes, vizituam xhaminë Sulejmanije në Stamboll e cila është një ndër veprave më të rëndësishme të historis arkitektonike osmane, ku na shoqëroi Dr. İbrahim Zeyd Gerçik.

LajmePacwork Operation