Në Shkup u organizua programi përmbyllës i Shkollës Rinore Ballkanike

U organizua Programi Vlerësues dhe Përmbyllës për Shkollën Rinore Ballkanike e cila u realizua me mbështetjen e Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), në 8 shtete të Ballkanit.

Në këtë program morrën pjesë studentët e projektit Trashëgimia e Përbashkët Osmane, e realizuar në korniza të Shoqatës për Edukim dhe Mendim Fettah Efendi.

Në program pjesëmarrës ishin edhe Kryeparlamentari i Kuvendit të Turqisë Mustafa Şentop, Kryetari i YTB-së Abdullah Eren, Ministri i Kulturës i Maqedonisë së Veriut Hysni Ismaili, ambasadorja e Turqisë në Shkup Tülin Erkal Kara, deputetë nga Kuvendi i Turqisë, si dhe përfaqësues nga institucionet dhe organizatat turke në vend.

Anëtarja e kuvendit të shoqatës Semran Murtezani, për arsye të shfaqjes së suksesit të jashtëzakonshëm në projektin Shkolla Rinore Ballkanike e mbajtur në 8 shtete të Ballkanit, u cilësua me çmimin si pjesëmarrësja më e suksesshme. E përgëzojmë dhe i urojmë suksese të mëtutjeshme.

Veçanërisht, kryetari i shoqatës Sevba Abdula, realizoi një fjalim domethënës në emër të 8 shteteve pjesëmarrëse.

LajmePacwork Operation