Filluan aplikimet mbi projektin "Trashëgimia e Përbashkët Osmane"

Projekti "Trashëgimia jonë e përbashkët Osmane" i cili organizohet nga Shoqata për Edukim dhe Mendim Fettah Efendi në kuadër të Shkollës Rinore Ballkanike, mbështetet nga Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteteve Mike (YTB). Gjithashtu në këtë projekt do të kontribojnë edhe Univestiteti Medenijet, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, Fondacioni Ballkanik për Shkencë, Kulturë dhe Art "Hayrat" si dhe Shoqata për Shkenca Edukative dhe Hulumtime Sociologjike (EBSAD).

➢ Qëllimi parimor i projektit në fjalë është që ti njoftojë pjesëmarrësit me historinë Osmane, me theks të veçantë në Trashëgiminë e Përbashkët të Perandorisë Osmane në Ballkan, veçanërisht në Maqedoni. ➢ Çdo muaj në mënyrë të rregullt në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik do të organizohen ligjërata me tema të parapërcaktuara, me akademik të specializuar në hulumtimet e historisë Osmane.

• Historia e Mendimit Osman – Prof. Dr. İhsan Fazlıoğlu • Drejtësia në Perandorinë Osmane – Prof. Dr. Mehmet Akif Aydın • Sistemi i Pushtimit dhe Manorializmit në Perandorinë Osmane – Prof. Dr. Feridun Emecen • Ballkani në Perandorinë Osmane - Prof. Dr. Aydın Babuna • Historia e Kulturës së Perandorisë Osmane – Doc. Dr. Selim Karahasanoğlu • Modernizimi i Perandorisë Osmane– Doc. Dr. Abdülhamid Kırmızı • Historia Ushtarake e Perandorisë Osmane - Dr. Mert Sunar • Dijetarët në Perandorinë Osmane- Dr. Abdurrahman Atçıl • Arkitektura në Perandorinë Osmane – Doc. Dr. Halil İbrahim Düzenli • Historia e Qyteteve në Perandorinë Osmane – Dr. Yunus Uğur • Historia e Burokracisë në Perandorinë Osmane – Dr. Zahit Atcıl

➢ Për pjesëmarrësit do të organizohet një kurs i gjuhës Osmane, i cili do të koordinohet nga Fondacioni Ballkanik për Shkencë, Kulturë dhe Art "Hayrat".

➢ Bashkë me pjesëmarrësit do të bëhet leximi dhe diskutimi i katër librave. i. Halil Inalxhik, Perandoria Osmane-Periudha Klasike 1300-1600, Logos-A ii. Ilber Ortajllë, Shekulli më I gjatë I Perandorisë, Logos-A iii. Ferid Duka, Sundimi Osman ne hapësirat shqiptare, UET Press iv. Show, Stanford & Shaw Ezel, Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë Moderne, Botues Jehona Study Center.

➢ Në fund të projektit nga pjesëmarrësit pritet që të bëjnë prezentim, përkthim ose shkrimin e ndonjë artikulli për një temë që do të zgjidhet personalisht nga ana e tyre.

➢ Për pjesëmarrësit do të organizohet një shëtitje në: • Turqi - Edirne, Stamboll, Ankara • Ballkan - Prishtinë, Prizren, Shkodër, Mostar, Sarajevë, Beograd

➢ Kohëzgjatja e projektit është një vit.

➢ Pjesëmarrësit duhet të jenë student universitar dhe të tregojnë vendosshmëri për ndjekjen e rregullt të aktiviteteve.

➢ Në kuadër të këtij projekti do të realizohet përkthimi i librit "Shteti dhe Ekonomia" të profesorit Mehmet Genç si dhe do të bëhet promovimi i të njejtit.

➢ Gjithashtu në Maqedoni do të realizohet paneli me temë "Trashëgimia dhe Hulumtimet Osmane".

Datat e aplikimit: 03-12 Januar 2019 Apliko: https://apliko.fettahefendi.com

LajmePacwork Operation