Debatet e librit vazhdojnë

Sot në kuadër të grupit të debatit të librit me Murat Aliun u debatua libri i autorit John Hobson "Origjinat Lindore të Qytetërimit Perëndimorë". Libri në fjalë paraqet një antitezë e diskursit orientalist dhe eurocentrik kundrejtë Lindjes si hapsirë gjeografike dhe kulturore. Thë ndryshe, Hobson duke shpërfaqur një sërë argumentesh mëton të dëshmoj realtitetin historik sa i përket Lindjes, me ç'rastë thekson se Lindja asnjëherë nuk ka qenë një subjekt pasiv dhe se origjina e qytetërimit perëndimorë në fakt gjendet tek Lindja. Ideja themelore e autorit Hobson është të paraqesë një botëkuptim ose lexim ndryshe të zhvillimit historik të Lindjes, jashtë kornizave të mënyrës së të menduarit europian, dhe kështu të vë në dukje rolin proaktiv të Lindjes ose vendeve lindore, të cilat e kanë luajtur atë rol pothuajse në të gjitha zhvillimet dhe proceset globale. Por, kundërvënia e tij ndaj mendësisë orientaliste a eurocentrike dhe shtrimi i gjithë atyre argumenteve për subjektivitetin historik të Lindjes, assesi nuk duhet nënkuptuar, siç thotë vetë ai, se Perëndimi ka qenë një ndjekës ose konsumues pasiv i gjithë atyre zhvillimeve dhe ngjarjeve, porse ekziston një lidhje kauzale ndërmjet këtyre dy qytetërimeve, në kuptimin se moderniteti dhe kapitalizmi europian nuk ishin fenomene të cilat rënë nga qielli, porse fondamenti i tyre ishte përgatitur në Lindje.

LajmePacwork Operation