fettah2.jpg

Në disa artikuj është përmendur por që akoma nuk ka informata të sakta reth asaj se ai kishte shërbyer si gjykatës në gjykatën publike në Shkup në vitet 1944-1945 dhe mori pozitën e anëtarit në Mexhlisin e Ulamave. Me ardhjen në pushtet të komunistëve në Jugosllavi, të gjitha gjykatat fetare, institucionet fetare dhe medresetë si dhe Medreseja Meddah u mbyllën nga qeveria komuniste. Fettah Efendiu së bashku me shokët e tij u arrestua dhe u gjykua. Ai u dënua me 7 vjet burgim dhe punë të detyrueshme dhe 3 vjet ndalim politik me akuzën kundërshtim ndaj regjimit, tradhti ndaj shtetit dhe pasurim gjatë luftës. Nuk kishte asnjë informacion të saktë nëse Fettah Efendi kishte një lidhje aktive me organizatën ilegale “Yucel” të themeluar nga kushëriri i tij Shuab Azizi, i cili ishte diplomuar në Universitetin e Azhar.

Gjatë vuajtjes së dënimit të burgimit, me qëllim që të punojë me thyerjen e gurëve ai u dërgua në qytetin Doboj, Bosnje-Hercegovinë. Pas daljes nga burgu, ai u përndoq një periudhë të gjatë nga Shteti dhe përkundër që ishte një hoxhë i mirënjohur, atij nuk i jepej leja as të kryej punën e muezinit[1]. Në pjesën e fundit të jetës së tij u punësua si përkthyes i dokumenteve osmane në Arkivin e Maqedonisë. Ndrroi jetë në vitin 24 Prill 1963 në Shkup.

Fettah Efendiu ka shkruar poezi. Nga poezitë që posedojmë shihet që përkrah poezive në gjuhën Osmane, ka shkruar poezi edhe në gjuhën Perse dhe Arabe. Poezitë e para i ka botuar në gazetën Sada-yi Millet (1925). Përmbajtjen dhe temat e poezive të tija janë me tematikë fetare, atdhetare dhe shoqërore. Gjatë tërë jetës së tij gjithmonë ka mbajtur krenarinë e të qenurit një intelektual Osman dhe këtë e ka shprehur në poezitë e tija që përkundër rënies së Perandorisë Osmane dhe jetesës së tij si në kurbet në atdheun e tij, ai kurrë nuk ishte kapluar nga ndjenjat e disfatës dhe humbjes. Në shumicën e poezive të tij, ai shprehte mallin dhe pikëllimin e tij për të kaluarën dhe trashëgëminë e humbur të civilizimit Osman.

Pas Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht me fillimin e valës së emigrimit për në Turqi, Fettah Efendiu ishte ndër të parët që doli kundër këtij emigrimi duke thënë se nga pikëpamja fetare ky emigrim është i ndaluar, qëndrim ky i shprehur edhe në poezitë e tija.

Mund të themi se Fettah Efendiu është ndër poetët e gjeneratës së fundit në Ballkan që ka shkruar në gjuhën Osmane. Disa vëllime poezish të tija gjenden edhe në librarinë personale të Muhamed Aruçit. Një pjesë e madhe e këtyre poezive janë klasifikuar në bazë te tematikave nga nxënësi i tij Kemar Aruçi, dhe një pjesë tjetër me qëllim që të botohen janë përmbledhur nga Bekir Sadak. Ndërsa disa nga poezitë që për një kohë të gjatë janë gjendur afër Fettah Efendiut, thuhet se gjenden në librarinë personale Xhavit Saracogllut, në Stamboll. Fettah Efendiu ka botuar artikuj nëpër gazeta të ndryshme, ku me rastin e vdekjes së Mehmed Akifit, shkroi dhe botoi për gazetën “Qytetërimi” në Sofije[2]dhe më pas shkrimin e njëjtë së bashku me poezitë “Zoti”, “Disa fjalë me Allahun” ,”Amaneti im” “Profeti i Lavdishëm Mesihu”i botoi në revistën “El-Hilal”[3]

Së bashku Fettah Efendiu me Vanço Boshkov shkroi dy artikuj për “Teqeja Refaive në Shkup”[4].dhe “Një Vakafname Shkupjane prej shek.XVI” [5] Veçanërisht vepra publicistike me emrin “Dokumente turke për historinë e Maqedonisë”[6] së bashku me autorët Metodija Sokolovski, Arif Starova, Vanco Boskov bën pjesë edhe si bashkëautor Fettah Efendiu me emrin Fettah Ishak.

Enciklopedia Islame – vëllimi 12, fq.484

Është i lindur në kryeqytetin e Maqedonisë, në Shkup. Emri i tij i vërtetë është Abdulfettah Rauf. Në mesin e popullit më shumë është i njohur me emrin Fettah Effendi, ndërsa në disa shkrime të tija personale ka përdorur edhe emrin Fettah Is’hak ose Fettah Is’hakoviç. Babai i tij Rauf Efendiu, një personalitet i njohur i familjes shkupjane Haxhi Isakut, dha përpjekjet më të mëdha që djali i tij të ndjekë një arsimim dhe edukim më të mirë. Shkollimin fillestar ndjeki në gjuhën serbe, pastaj shkollimin e mesëm e vazhdoi në “Medresenë Meddah” të themeluar nga Ataullah Kurtishi. Në vitin 1933 u diplomua së bashku me shokët e tij Hafiz Nexhati, Hafiz Shabani, Hafiz Sadullahu, hoxhë Idrisin dhe hoxhë Mehmedin, të cilët më pastaj u shpërndanë nëpër vende të ndryshme të Maqedonisë dhe Kosovës për të shërbyer.

Gjatë viteve 1933-1938, Fettah Effendiu jepte mësim lëndët Kelam dhe Akaid në Medresenë Meddah si dhe shërbeu si hatib vullnetar nëpër xhamitë e ndryshme të Shkupit. Gjatë muajve të Ramazanit, shërbente si imam dhe hatib në vendin e lindjes së hoxhës së tij Ataullah Efendiut, në fshatin Studeniçan. Në vitin 1938, për shkak të vendimit që Ataullah Efendiu të bëhet anëtar i Mexhlisit të Ulemave në Shkup, Fettah Efendiu mori detyrën drejtuesit të medresesë dhe këtë detyrë e vazhdoi deri në mbylljen e medresesë duke rritur dhe edukuar shumë studentë. Në ceremoninë e diplomimit në vitin 1944, në mes të diplomuarve ishin Bekir Sadak dhe Kemal Aruçi, ky i fundit i cili më pas për vite të tëra dha mësim në Fakultetin e Shkencave Islame pranë Universitetit Marmara.